Takim pune në thirrjen publike për mbledhjen e të dhënave për njerëzit që nuk janë të regjistruar në librat e regjistrit të lindjes

Të nderuar,
Sot në ambientet e Misionit të OSBE-së në Shkup, drejtori i Drejtorisë për mbajtjen e librave amë z. Bujar Dardhishta e zhvilloi takimin e parë të punës me punonjësit e tij të cilët janë të punësuar në të gjitha departamentet dhe zyrat rajonale.
обсе  

Ky takim i parë i punës është me karakter informativ me qëllim për të informuar stafin e Drejtorisë në lidhje me thirrjen e ardhshme publike për mbledhjen e të dhënave për personat të cilët nuk janë të regjistruar në librat amë të lindjes dhe për t’u trajnuar se si duhet të veprojnë kur deri tek ata drejtohen personat të cilët nuk janë regjistruar në librin amë të lindjeve. Ky takim është i pari nga disa takime pune të cilat do të mbahen dhe të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të të punësuarve në Drejtorinë për mbajtjen e librave amë
обсе  

обсе